Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Kemi ftuar Kurtin që ta vizitojë Brukselin në takim bilateral

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është ftuar zyrtarisht që ta vizitojë Brukselin për një takim bilateral.

“Ka tashmë ftesë zyrtare për Kurtin që ta vizitojë Brukselin në kuptimin bilateral dhe shpresojmë që kjo vizitë të ndodh së shpejti, si dhe të vijë Kurti e të diskutojmë se si të vazhdojmë me dialogun. Prapë, besojmë që të mos jetë diçka që të shtyhet apo të vonohet sepse nuk ka kohë për të humbur”, tha ai.

“Ne po shpresojë që të behet në javët në vijim ky takim bilateral”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu