Shefja e BE-së në Kosovë i prezanton Kurtit raportet për zgjedhjet

Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, është takuar këtë mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku është diskutuar për proceset zgjedhore në vend.

Sipas një njoftimi të publikuar nga misioni i BE-së në Kosovë, Palatova ka prezantuar raportet e gjetjeve të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare në Kosovë.

Në këtë takim është theksuar edhe nevoja për depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke u nënvizuar rëndësia e tij si garantues i integritetit të procesit zgjedhor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu