Shefja e diplomacisë së Shqipërisë: Serbia ta kuptojë, e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” ka shkuar përgjithmonë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka deklaruar se Serbia është duke e përdorur situatën në veri të Kosovës për politikën e saj të brendshme, dhe sipas saj, nuk ka fare të bëjë me interesat e njerëzve të zakonshëm.

Xhaçka, përmes postimit në Twitter, ka deklaruar se kjo metodë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit të Ballkanit.

Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosovë&Metohi” ka ikur përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar ajo.

“Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë ‘dënuar’ për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së e SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht”, ka shkruar Xhaçka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu