Shekerinska për “Republika Ilinditase e Maqedonisë”: ose do të merremi vesh për gjithçka, ose për asgjë

“Nga momenti i parë deri tani, edhe negociuesit të Maqedonisë dhe Greqisë tregojnë se ose do të merremi vesh për të gjitha ose nuk do të ketë marrëveshje“, kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska pasi dje doli në opinion propozimi se “Republika Ilinditase e Maqedonisë” është propozimi për emrin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

LEXO: Nënkryetari i SHBA-së ka biseduar me Ciprasin- bisedimet të vazhdojnë
LEXO: Cipras tërhiqet nga propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”
Ministrja Shekerinska ka sqaruar se të gjitha elementet që përmban propozimi, realizon kërkesat e Maqedonisë dhe Greqisë.

“Të gjithë elementet përputhen me pritshmëritë dhe kërkesat në Maqedoni dhe Greqi, japin përgjigje të interesave tona nacionale dhe e mbrojnë identitetin tonë. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të ndërtojmë miqësi, ngase mendojmë se këtë herë jemi shumë afër”, tha Shekerinska.

Ndryshe dje, pas takimit të liderave dhe krerëve shtetëror për problemin e emrit Maqedoni – Greqi, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se propozimi për të cilën janë pajtuar Maqedonia dhe Greqia për emrin e Maqedonisë është “Republika Ilinditare e Maqedonisë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu