Vazhdojnë shembjet e objekteve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ditën e sotme, është shembur me ekzploziv konvikti në zonën e Universitetit Bujqësor të Kamzës.
Pasi studiuan terenin, xhenierët e ushtrisë dhe forcat e IKMT-së shembën ndërtyesën.
Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar 51 viktima, plagosi me qindra të tjerë teksa ka lënë në qiell të hapur me mijëra banorë.










