Shëmbet objekti i këshilltarit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Ohër

Në Ohër pasdite filloi rrënimi i bazamentit të betonit i këshilltarit të Bashkimit Demokratik për Integrimsë në komunën e Ohrit, Nefi Useini. Kjo është pjesë e aksionit të komunës për largimin e të gjitha objekteve të paligjshme që ishte si rekomandim edhe nga UNESKO që qyteti të pastrojë gjithë brezin përgjatë bregut të liqenit nga ndërtimet e paligjshme.

Platforma e Useinit u ndërtua para rreth një viti dhe gjendet vetëm 500 metra nga bregu i liqenit. Useini thotë se është akuzuar në mënyrë të panevojshme si fajtori kryesor për rrezikimin e statusit të UNESKOS. Ai kërkoi që Komuna t’u ndihmojë të gjitha bazamenteve të paligjshme të vendosura në Ohër që t’u sigurojë lokacione të përshtatshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu