Shembet tavani në një çerdhe fëmijësh në Shkup

Gjatë fundjavës së kaluar është shembur tavani në kopshtin e fëmijëve “Lulja e majit” në vendbanimin Taftalixhe 2 në Komunën e Karposhit. Ngjarja fatkeqe ka ndodhur kur kopshti ka qenë i zbrazët dhe pa fëmijë, kështu që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima.

Fotot e ndërtimit të tavanit janë publikuar dhe qarkullojnë në rrjetet sociale.

Kopshti njoftoi se së shpejti do të ketë një deklaratë nga drejtoresha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu