Shembin pallatin gjigant në Kinë, ja momentet e frikshme të qytetarëve të zënë në befasi (VIDEO)

Specialistët e shembjes së pallateve në Kinë kanë shembur një pallat 12 katësh, por ata kanë anashkaluar detajin më të rëndësishëm, pasi kanë harruar të evakuojnë zonën përreth.

Sipas pamjeve të publikuara, shihet se si shembja e pallatit i ka zënë në befasi shumë qytetarë të cilët janë tmerruar nga zhurma e madhe e shembjes së pallatit me eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur në jug-lindje të vendit, në Changzhou.
Sipas medieve, raportohet se zona ka qenë shumë e populluar, por mos lajmërimi dhe mos evakuimi i zonës, mund t’i kushtojë shumë kompanisë e cila merret me shembjen e pallateve. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu