”Shëndetësia nuk është falas një të moshuari i thanë shit lopën edhe na sill lekët”

Kjo fotografi ka mbi dy muaj që qëndron në telefonin tim. E shkrepur në një nga spitalet e Shqipërisë. Kështu thahen çarçafët, mungonin pajisje mjekësore. Edhe termometrat. Mjek të larguar aq sa dëgjohej “Berti shyqur që nuk ke ikur ti në Gjermani”- tha ai.

E shëndetësia nuk ishte falas se në renimacion u dëgjua edhe fjalia “Shit lopën edhe na sill lekët e operacionit, kemi dëgjuar që flet me vajzën”.

Tualetet ishin me dyer jo funksionale se fondet ishin zhdukur. Sanitaret ishin pushuar… as detergjent nuk kishin. Besoj se ka shumë spitale si ky, ndaj nuk po e shkruaj se ku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu