Në sezonin veror, shumë njerëz kanë dëshirë të qëndrojnë nën rrezet e diellit. Por mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën është që të përdorin kremin kundër diellit. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë probleme për lëkurën; përveç djegies ju mund të dehidratoheni dhe temperatura e trupit të rritet. Lexoni shenjat që tregojnë se jeni dehidratuar:
-Ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurë
Ju ndjeni në lëkurë ndjesi si shpime gjilpërash. Në këto momente tregohet se nxehtësia e trupit tuaj po rritet.
-Dhembje koke
Dhembja e kokës është një ndër karakteristikat kryesore.
-Dobësi dhe lodhje
Nëse ndiheni të lodhur, në gjendje ankthi dhe konfuzioni, po ndryshojnë temperaturat e trupit tuaj.
-Të përziera
Në qoftë se keni të përziera duhet të konsultoheni me mjekun pasi është një ndër shenjat më të rrezikshme.
-Ndryshimi i rrahjeve të zemrës
Kur trupi juaj ka lëkundje të temperaturës kuptoni që rrahjet e zemrës ndryshojnë. Mund të ndodhë që të ulen dhe të ngrihen shumë shpejt.
-Marrje mendsh
Ju ndjeni që ju merren mendtë, kjo është një simptomë me të cilën përballemi gjatë stinës të verës.
-Djersitje e tepruar
Nëse vini re se jeni duke u djersitur shumë duhet të gjeni menjëherë një vend me ajër të kondicionuar sepse temperatura e trupit tuaj është duke u rritur./Blitz