Shenjat që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina C

Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin e eshtrave, kurse pa të, trupi nuk mund ta pranojë hekurin dhe proteinat e caktuara të cilat janë shumë të nevojshme për shëndetin e venave, ligamenteve dhe tetivave.

Ja se cilat janë shenjat e para që organizmit tuaj i mungon vitamina C:

Ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes psiqike dhe fizike;

Ndryshim i humorit i shoqëruar me nervozë dhe zemërim pa arsye;

Rënie e imunitetit me çrast trupi nuk mund të luftojë kundër viruseve, bakterieve dhe mikroorganizmave të tjerë të dëmshëm të cilët shkaktojnë infeksione dhe alergji;

Gjakderdhje nga mishi i dhëmbëve, prishje e shpeshtë e dhëmbëve dhe ndryshim i ngjyrës së dhëmbëve;

Krijim i shenjave në trup pa ndonjë arsye.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu