Shënjestrat e Barcelonës për këtë verë: Lautaro, Aubameyang dhe lojtarët e tjerë në listë

Barcelona është duke punuar që në këtë verë të transferojë disa lojtarë, mirëpo fillimisht duhet t’i largojë disa prej tyre që i ka në skuadër.

Skuadra katalunase po e mbyllë këtë edicion në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi humbi La Ligën nga Real Madridi dhe tani nuk e ka të sigurt Ligën e Kampionëve.

Për të shmangur një edicion tjetër pa trofe, Josep Bartomeu është angazhuar që të transferojë disa lojtarë.

Barcelona tashmë e ka transferuar Miral Pjanicin nga Juventusi, mirëpo e ka lejuar Arthur Melon të shkojë në anën tjetër.

Katalunasit nuk po ndalen me kaq, pasi po e mendojnë transferimin e Lautaro Martinez dhe Milan Skiriniar nga Interi.

Në listën e tyre janë edhe lojtarët si Pierre-Emerick Aubameyan e Alexander Isak që ka shkëlqyer te Real Sociedadi.

Edhe Fabian Ruiz vazhdon po ashtu të jetë në listën e Blaugranasve, mirëpo që duhet të ndodhin paraprakisht disa largime.

Për t’i realizuar disa nga këto transferime, Barcelona po mendon të largojë lojtarët si, Philippe Coutinho, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Artuor Vidal, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo, Ivan Rakitic, Carles Alena, Rafinha, Martin Braithëaite dhe Neto.

Në listën e dytë të transferimeve te Barcelona ndodhe edhe lojtarë si, Matthijs de Ligt, Luiz Felipe, Eric Garcia, Sergino Dest e Andre Onana.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu