Shënohet Dita e Ashures në Shkup

Me rastin muajit të bereqetit dhe solidaritetit, sot në Çarshinë e Vjetër, në praninë e shumë mysafirëve, në mesin e të cilëve edhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara dhe kalimtarët e rastit, u shënua Dita e Ashures.

Ky manifestim, tashmë tradicional, për 12 vite mbahet në Shkup në organizim të Organizatës Humanitare “El Hilal”-it dhe Shoqatës Bamirëse e Kulturore “Ensar”. Mbështetje edhe këtë herë pati nga qyteti i Bursës dhe komuna e Çairit.

Ishte një ditë e mrekullueshme, ku nuk munguan mesazhet e paqes solidaritetit dhe mirëqenies nga ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tulin Erkal Kara, kryetari i “El Hilal”-it, Behixhudin Shehapi dhe përfaqësuesit e komunës së Bursës dhe Çairit, Ibrahim Karaman dhe Zahir Bekteshi. Fjalime pati edhe nga hoxhallarët Ali Sadiku dhe Sulejman Baki.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu