Cristiano Ronaldo tregoi se nuk është i fiksuar pas thyerjes së rekordeve pasi ato vijnë natyrshëm pasi shënoi golin e tij të 700-të në karriere.
Duke reflektuar në arritjet e tij personale, Ronaldo shtoi: “Sa rekorde kam? Unë nuk e di. Më duhet të shijoj momentin dhe t’i falënderoj ata që më ndihmuan të arrij këtë rekord mbresëlënës”.
“Herën e fundit kur luajta në këtë terren fitova Ligën e Kampionëve, një moment i bukur që është në të kaluarën. Sot ne luajtëm mirë, por nuk mundëm të fitonim”.
“Rekordet vijnë natyrshëm – nuk kërkoj për to; rekordet po më kërkojnë mua! Pa pasur një fiksim, ato ndodhin natyrshëm”, përfundoi 34-vjeçari.










