Shërohet pacienti i parë me Koronavirus në Shqipëri (FOTO)

Shërohet pacienti i parë më koronavirus në Shqipëri. Ky lajm i mirë vjen në këto ditë të vështira për shqiptarët ku koronavirusi zyrtarisht ka prekur 55 shtetas, dhe i ka marrë jetën një shtetasje në Durrës.

Mësohet se bëhet fjalë për babain e 31 vjeçarit, që erdhi nga Firence, i njohur si pacienti zero në Shqipëri.

Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërmit e tij.

Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.

Lajmin e ka bërë publik në faqen e tij edhe kryeministri Edi Rama.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu