Shërohet pacientja e parë e prekur nga Koronavirusi, nuk ka të infektuar tjerë

Ministria e shëndetësisë raportoi se se rezultatet e pacientes së parë të prekur nga virusi korona janë tashëm negative. “Ajo ishte për herë të dytë në testim pas diagnozës së virusit sipas rekomandimit të Organizatës botërore të shëndetësisë. Negative në virusin korona është edhe 16 vjeçarja paciente”, deklarojnë nga ministria.

“Gjendja shëndetësore e gjashtë pacientëve që shërohen në Klinikën për sëmundje infektive është e qëndrueshme, ndërsa pacientja e shtatë është krejt qëndrueshme dhe nuk është e infektuar, por mjekimi i saj nuk ka mbaruar. Ajo do të mbetet akoma e strehuar në Klinikë”, deklarojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Ndryshe, Ministria e shëndetësisë në fund të muajit shkurt kishte konfirmuar se është regjistruar rasti i parë i virusit korona në Maqedoninë e Veriut. Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup u regjistrua rasti i parë me virusin korona, te një qytetari i cili kishte ardhur nga Italia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu