Sherr me thika në dasëm, plagosen tre persona

Ishin nisur për të festuar e për të gëzuar një nga ditët më të lumtura e që do të mbahej mend më gjatë në jetën e një çifti, por asnjë gjë nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar.
Pasditen e sotme një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në një lokal në fshatin Radostinë në qytetin e Fierit.

Rreth orës 17:20, kur të gjithë ishin mbledhur për të festuar martesën e një çifti, 21-vjeçari A.Bajrami me 33-vjeçarin K.Pashko, kanë nisur një konflikt me persona të tjerë, duke i goditur ata me thika.

Policia bën me dije se në sherr janë përfshirë L.S 54 vjeç, A.S 19 vjeç dhe G.N 25 vjeç, të tre banues në Radostinë, të cilët janë dëmtuar dhe kanë marrë plagë në trup.

A. Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu