Sheshel: Ushtria e lavdishme serbe duhet një ditë të kthehet në Kosovë

Kreu i radikalëve serb, Sheshel ka deklaruar sot se situata në Afganistan tregon se okupatori gjithmonë një ditë duhet të shkojë edhe largohet, duke kërc ënuar hapur me kthimin siç thotë ai të ushtrisë së lavdishme serbe në Kosovë.

Sheshel parashikon se një situatë e ngjashme një ditë do të ndodhë edhe në krahinën jugore serbe në Kosovë, shkruan “Novosti”.

Ushtria e lavdishme serbe një ditë duhet të kthehet në Kosovë, sepse atje është betimi ynë shekullor”, ka thënë Sheshel në programin e mëngjesit në Hepy TV.

Ai shtoi se në luftën çlirimtare përherë duhet me kanë i duruar edhe i përkushtuar. Sheshel ka thënë se qysh tash mund të paramendoj se si rreth ambasadës amerikane në Prishtinë do të tubohen shqiptarët terrorist që kanë kryer krime.

Një deklaratë të ngjashme ai ka thënë edhe para dy dite, kur kishte kaluar para ambasadës amerikane në Beograd dhe kinse po paramendon grumbullimin e kuislingëve duke shpresuar ikjen bashkë me amerikanët.

Ai thekson se shqiptarët që nuk kanë përlyer duart e veta nuk kanë pse të frikësohen kur të shkojnë amerikanët, por do të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime.


1 Koment

  1. Po është shumë normale që një ditë okupatori duhet të zhduket okupimi dhe largimi serbijan në Kosovë e vërtetoj atë gjë 90 vjet e mbajtët Kosovën të okupuar dhe erdhi një ditë bishtin nër shalë dhe u zhdukët vetëm populli origjinal mbetet në vend të tjerët ikin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu