Shfaqet ‘bisha’ e Putinit, ky është rezultati (VIDEO)

Makina presidenciale e re e shumëpritur ruse ka kaluar testet e përplasjes dhe është vendosur të bëhet modeli i rregullt i transportit për Vladimir Putinin. Siç shkruajnë mediat e huaja, kjo pasi që Rusia ka zhvilluar disa makina të destinuara për zyrtarët e lartë dhe rojet në kuadër të projektit “Kortezh” që nga viti 2012.

Siç thuhet më tej, projekti është një çështje e prestigjit për Moskën, e cila dëshiron të tregojë se është në gjendje të prodhojë automobila, me nivelin më të lartë të sigurisë, besueshmërisë dhe dizajnit.

Sipas ministrit të Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov, limuzina e destinuar për zyrtarët e lartë rusë do të jetë gati për përdorim të përditshëm më vonë këtë vit.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se automjeti sapo ka kaluar testet e përplasjes dhe rezultatet ishin “pozitive”, citohet të ketë thënë Manturov.

“Teknologjitë dhe njohuritë që kemi zhvilluar në kuadër të këtij projekti janë efektive. Makina do të paraqitet së shpejti në publik. Specialistët do të jenë në gjendje të marrin një vështrim gjatë panairit ndërkombëtar të automobilave në Moskë këtë vjeshtë”, ka shtuar tutje ai.

Manturov tha se dyshonte se Putin kishte kohë për një vrojtim të makinës së tij të ardhshme dhe ministri nuk tha nëse limuzina do të mund të përdorej gjatë ceremonisë së inaugurimit presidencial në maj.

Sipas medaive, udhëheqësit sovjetikë përdorën makina të prodhuara në vend si ZIL-41047 për qëllime zyrtare shtetërore, por që nga viti 1991 Kremlini filloi të blinte makina gjermane për flotën e saj.

Në videon më poshtë mund të shihni atë që supozohet të jetë vetura e ardhshme zyrtare e Putinit, e cila është parë diku në Moskë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu