Shikimi i çuditshëm që Zelensky ia bëri Vuçiqit dje në Tiranë

Thonë se një fotografi flet më shumë se një mijë fjalë dhe fotoja e mëposhtme mund të tregojë më së miri se çfarë mendon Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndodhej dje në Tiranë për samitin e parë Ukrainë-Evropë Juglindore, ku u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Por disa foto tërhoqën vëmendje. Nga vështirim i Zelenskyt mund të thuhet se ai nuk ka një mendim tepër të mirë për presidentin serb Vuçiq, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Kujtojmë se Serbia, është i vetmi vend në Evropë që nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu