Shikoni si duket shtëpia luksoze e të fuqishmit të Hollywoodit për të cilën ka dhënë 9.5 milionë dollarë

Ylli i filmave aksion Dwayne Johnson ‘The Rock’ Johnson ka vendosur t’i paguajë rreth 9.5 milionë dollarë për pallatin luksoz të vendosur në Powder Springs, në Gjeorgji, rreth 45 minuta larg Atlantës

Fjala është për pallatin luksoz i cili ka tetë dhoma gjumi, gjashtë banja, bodrumin e madh të verës dhe pishinën e jashtme, transmeton Telegrafi.

Që në marsin e këtij viti The Rock ka zbuluar se kërkon shtëpi të re për veten dhe familjen e tij, ndërkaq kur e vizitoi tezen e vet 88-vjeçare në Atlantë, vendimin për shpërngulje shumë shpejt e mori.

“Është me rëndësi të kesh ndonjë vend ku mund të gjesh paqen shpirtërore e cila më është e domosdoshme”, ka thënë i shumëpunësuari The Rock (‘I shpejti dhe i ashpri’ ‘Hobbs & Shaw’, ‘Skyscraper’, ‘Ballers’) të cilin magazina Forbes këtë verë e ka shpallur aktorin më të paguar deri tani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu