Shilegov: Debati jashtë kontrolli, nga Aleksandri I Madh e deri te Gruevski

Deputeti i LSDM-së Petre Shilegov kërkoi nga kryesuesi I mbledhjes konstituive Trajko Veljanovski të mos lejojë deputetët të flasin jashta rendit të ditës, duke filluar nga Aleksandri I Madh e deri te Nikolla Gruevski.

“Po ju lus të mos lejoni tema jashta rendit të ditës. Do të duhet të flasim për pikë konkrete e jo të flasim nga Aleksandarin e Madh e deri te Nikolla Gruevski. Kështu po pengojmë punën e kuvendit duke debatuar për gjithçka. Ju lutem ti merni fjalën gjith atyre që dalin jashta temës”, u shpreh Shilegov.

Veljanovski mori parasysh kërkesën e deputetit Shilegov që most ë replikohet në tema jashta rendit të ditës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu