Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në forumin ekonomik në Shkup në sesionin ”Qytete të mençura, mobiliteti urban dhe zgjidhje digjitale në Maqedoninë e Veriut” e tregoi vizionin e tij për të ardhmen.
Në forumin Shilegov u përgjigj edhe në pyetjen rreth vetos bullgare dhe si ajo në Maqedoni dhe Shqipëri, përkatësisht në zhvillimin e mëtutjeshëm të qyteteve në këto shtete.
„Për fat të keq ne si kryetar të komunave jemi peng të politikave të cilat janë krijuar në shekullin 19-të, pasoja të cilat i ndjejmë tani në shekullin 21. Mendoj që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, mbi të gjitha Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë peng të primitivizmit në politikë“, u shpreh kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Tutje, Shilegov në forumin ekonomik, përmendi edhe autostradën Shkup-Sofje, duke bërë të ditur se do ta miratojnë vendimin për ndërtimin e autostradës Sofje-Shkup. Ai shtoi se do të ishte i lumtur nëse në Sofje do të ishte miratuar vendimi për autostradën Sofje-Shkupt dhe jo vendimi për bllokimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin eurointegrues.
“Unë si kryetar i Qytetit të Shkupit do të isha shumë më i lumtur nëse në Sofje ishte miratuar vendimi të ndërtohet autostrada Sofje-Shkup, se sa të miratohet vendim që edhe Maqedonia dhe Shqipëria të bllokhen në procesin e eurointegrimeve. Por ne do të miratojmë vendim që të ndërtojmë autostradën Shkup-Tiranë” theksoi mes tjerash Petre Shilegov në forumin ekonomik të Shkupit.










