Shilegov: Përgjimet e reja skenar i VMRO-së kundër BDI-së

LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në se nëpërmjet mediave të Kosovës, publikon materiale të përgjuara me qëllim të shantazhit politik. Me materialet e reja që qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE synon diskreditimin e partisë së Ali Ahmetit, BDI.

Më tej ata thonë se Prokuroria Speciale duhet të sanksionojë përgjimin ilegal. Në materialet që së fundmi qarkullojnë në rrjetet sociale, janë disa biseda private dhe zyrtare, mes funksionarëve të lartë të BDI-së.

“Të gjithë materialet nga “E vërteta për Maqedoninë” që i posedonte LSDM-ja janë në Prokurorinë Speciale Publike. Paralajmërojmë se porositësit e përgjimeve, Gruevski, Mijallkov dhe bashkëpunëtorët do të përpiqen t’i shfrytëzojnë materialet që posedojnë për shantazh për qëllime të ndryshime dhe kjo tani dëshmohet me porositë që ja dërgojnë partnerit të koalicionit Ali Ahmetit”, tha Petre Shilegov, LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu