“Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve”, Ramë Lahaj letër publike Edi Ramës

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, siç shprehet ai “në emnin e të gjithë kosovarëve”, që ta anulojë Goran Bregovicin.

Lahaj ka thënë se Bregovic dhe këngët e tij ishin himni i çetnikëve serbë për të kryer masakra në Kosovë.

Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës”, ka shkruar Lahaj.

Më tutje, Lahaj ka thënë se Shqipëria ka qenë sofra dhe shtrati i kosovarëve kur “çetnikët serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve”.

“Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve.”, ka shkruar Lahaj.

Ky është postimi i tij:

Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!
Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe
.

Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve.

Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret.Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër! Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve”– shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu