Komuna e Strugës ka përmbyllur me sukses procesin e shitjes së automjetit zyrtar “Audi A6”, i cili përgjatë viteve ishte shndërruar në simbol të luksit të tepruar dhe keqmenaxhimit të financave publike nga ana e ish-kryetarit Ramiz Merko.
Procesi i tjetërsimit të mjetit u zhvillua përmes një ankandi publik, në të cilin morën pjesë 9 palë të interesuara nga qytete të ndryshme si Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi.
Pas një gare të hapur dhe transparente, oferta më e lartë u paraqit nga një kompani nga Manastiri, e cila siguroi automjetin për vlerën prej 22.000 eurosh.
Sipas njoftimit zyrtar nga autoritetet lokale, fondet e përfituara nga ky ankand do të destinohen drejtpërdrejt për amortizimin dhe uljen e borxhit të akumuluar të Komunës së Strugës./INA/










