Shkak i vërshimeve, nuk ka shenja të tejkalohen afatet e marrëveshjes së Përzhinos

Për momentin nuk ka përgjigje direkte nga partitë nëse është e mundur që të tejkalohen afatet e vendosura së fundi për dalje nga kriza politike për shkak të katastrofës së krijuar pas vëshimeve.

Katër liderët partiak duhet që të ulen në tavolinë deri në fund të muajt që të vendosin nëse ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike për më 11 dhjetor të këtij viti ndërsa nga LSDM akoma nuk ka informacione se deri ku kanë shkuar punët.

Nga VMRO thonë se afatet e punës sipas marveshjes janë duke shkuar si duhet ndërsa disa prej tyre edhe janë zgjidhur para kohe.

Derisa në kohë plotësohen kushtet për zgjedhje dhe shkon sipas asaj që është bërë marveshje, pritet që formimi i qeverisë kalimtare të bëhet 100 ditë para zgjedhjeve si dhe zgjedhja e redaktorit përgjegjës në RTVM i cili do propozohet nga opozita


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu