Shkarkohet drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi nga radhët e Alternativës

Drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi është shkarkuar sot nga funksioni i tij. Qeveria ka shkarkuar Rexhepin nga funksioni i drejtorit në burgun e Idrizovës ndërsa burime për Televizonin Klan M, thonë se në këtë post përsëri do të vijë kuadër tjetër nga rradhët e Alternativës.

Shkarkimi i Rexhepit vjen pas bastisjes që u krye nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu