Vendosja e simboleve turke dhe gdhendja e tyre në HEC-in e Qafë Mollës në Mirditë nga një firmë turke, e cila ka kryer punimet, ka sjellë reagimin e banorëve të zonës.
Ata u kanë kërkuar fillimisht firmës të heqë këto simbole, por pasi vetë firma nuk ka reaguar, kanë qenë banorët ata që kanë protestuar dhe janë revoltuar.
Ata kanë shkatërruar flamurin turk të vendosur pranë digës, ndaj për këtë Policia e Mirditës ka proçeduar penalisht 51 persona.
Sipas policisë të proçeduarit janë janë kryesisht nga Mirdita, Lezha dhe Puka.
Gjithashtu po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 14 personave të tjerë që morën në shkatërrimin e simbolit turk në digen e HEC-it.
Materialet në ngarkim të përsonave në fjale ju referuan prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë për veprime të mëtëjshme. /albeu.com










