Shkencëtari i Harvardit: Deri në 70 përqind të popullsisë së botës mund të infektohen me koronavirus

Shkencëtari i Harvardit Marc Lipsitch ka paralajmëruar se 40 deri në 70 përqind e popullsisë së botës mund të infektohen me koronavirus ose COVID-19. Ai nuk është eksperti i vetëm që ka një premisë të tillë shqetësuese.

Sipas The Wall Street Journal, epidemiologu i Harvardit Lipsitch beson se ka të ngjarë që 40 deri në 70 përqind e popullsisë globale të infektohen me një koronavirus këtë vit, raporton The Intelektualist.

Ai nuk është i vetmi që e pretendon këtë. Dy ekspertë të tjerë kanë një supozim të ngjashëm, thekson portali The Hill.

Këshilltarja e Biostatistit dhe Organizatës Botërore të Shëndetit, Ira Longini tha për Bloomberg Neës se ndoshta dy të tretat e popullsisë së botës do të infektohen nga virusi.

Profesori në Universitetin e Hong Kongut, Gabriel Leung theksoi si vijon:

“Nëse vlerësimi që secili person infekton dy e gjysmë njerëz të tjerë është i saktë, atëherë do të rezultonte që 60 deri 80 përqind e popullsisë në planetin Tokë të infektohej.”

Të dhënat më të fundit e çojnë numrin e jetëve të humbura në 2,014, të infektuar janë 64,188, ndërsa të shëruarit janë 15.084.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu