Shkodran Alili sonte i bashkohet VLEN-it?

Ish kandidati i pavarur për kryetar në Komunën e Kërçovës, Shkodran Alili, po merr pjesë në Kongresin unifikues të VLEN-it, i cili po mbahet sot në Shkup, shkruan tetova1

Alili është parë i shoqëruar nga deputeti Adnan Azizi, ndërsa tashmë ka nisur hyrja e delegatëve në sallën e Filharmonisë në Shkup.

Pas pak pritet të fillojë pjesa ceremoniale e kongresit, si dhe puna e grupeve punuese, ku do të zhvillohen procedurat për unifikimin e koalicionit në një subjekt të vetëm politik.

Koalicioni VLEN sot pritet të zyrtarizojë bashkimin me një emër, drejtim dhe program të përbashkët politik.

Procesi i unifikimit pritet të finalizohet me pjesëmarrjen e rreth 850 delegatëve, të cilët do të votojnë për bashkimin e pesë subjekteve politike në një organizatë të vetme politike./tetova1.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu