Shkodran Mustafi në bisedime me Arsenalin për të shkëputur kontratën

Shkodran Mustafi raportohet se ka filluar bisedimet me Arsenalin për të shkëputur kontratën. Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane nuk është i lumtur te The Gunners dhe e dëshiron largimin sa më parë.

Sipas asaj që raporton Football London, Mustafi i ka bërë me dije agjentit të tij se kërkon që të largohet sa më parë nga skuadra londineze.

Shumë skuadra nga Serie A dhe Gjermania e duan transferimin e tij, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojë qëndrimin edhe në Angli.

Kontrata e Mustafit skadon në fund të këtij edicioni dhe do të jetë i lirë që të vendos për të ardhmen e tij.

Besohet se Lazio dhe Udinese janë duke shfaqur interesim për të e që aty janë edhe Borussia Monchegladbach e Genoa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu