Shkoi të flinte pasi u grind me gruan, turku përfundon në spital

Njeriu zakonisht ruhet nga rreziqe të ndryshme pasi del nga shtëpia, por ndodh që të mos jetë i sigurt nën çatinë e tij. Ky është rasti i një 25-vjeçari në Turqi, i cili pasi është grindur me gruan bashkëmoshatare ka shkuar të flejë.

Duke përfituar nga situata, Gamze D, mori një thikë nga kuzhina dhe e goditi gjashtë herë në gjumë bashkëshortin e saj Adem D.

Ulërimat u dëgjuan nga fqinjët të cilët njoftuan policinë dhe ambulancën. Adem D, u dërgua menjëherë në spital, ku vazhdon të jetë në rrezik për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij u arrestua.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në Gaziantep të Turqisë, por është raportuar në media vetëm së fundmi. Çifti ishte i martuar prej tre vitesh. /tvklan.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu