Shkolla e mesme e kimisë dhe teknologjisë në Shkup, për herë të parë drejtori shqiptar

Në vitin 2009 për herë të parë u hap paralelja e parë në gjuhën shqipe në shkollën e mesme profesionale të kimisë dhe teknologjisë “Marija Kiri Sklodovska” në Shkup, ndërsa 10 vite më pas, kjo shkollë dominohet nga nxënësit shqiptarë. Tanimë janë formuar 18 paralele me mësim në gjuhën shqipe, një numër rekord, informon INA.

Në fillim të kësaj jave me vendim të Qytetit të Shkupit edhe drejtori i shkollës për herë të parë do të jetë shqiptar. Në këtë detyrë u emërua Blerim Nebiu, profesori i psikologjisë dhe që viteve të fundit ka ushtruar detyrën e psikologut të shkollës.

Sipas të dhënave të Qytetit të Shkupit, kjo shkollë që gjendet në territorin e komunës së Aerodromit, numëron mbi 800 nxënës me 28 paralele, prej të cilave 18 janë në gjuhën shqipe. Drejtimet në këtë shkollë janë: teknik i kimisë dhe teknologjisë, prodhues i prodhimeve kimime dhe kozmetike, teknik i optikës së syve, teknik laborant i farmacisë, teknik laborant i mjekësisë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu