Shkon në 75 numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi. Sipas të dhënave zyrtare, raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 16 persona nga Covid-19.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Turqi ka shkuar në 75. Një tjetër e dhënë shqetësuese është përhapja e shpejtë e virusit, ku vetëm gjatë orëve të fundit janë testuar pozitivisht 1196 persona, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 3629.

Vetëm 26 persona kanë mundur të shërohen nga virusi, ndërsa 43 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Kujtojmë këtu që Turqia shënoi viktimën e parë nga koronavirusi më 17 mars, ndërsa rasti i parë u konfirmua më 11 mars.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu