Shkrimtari kosovar: Ja kush e gatoi idenë e ndryshimit të kufinjve

Shkrimtari kosovar Mehmet Kraja thotë se deklarata e presidentit serb, Aleksander Vuçiç dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshim të kufijve është gatuar nga Edi Rama.

Edhe pse në fakt Edi Rama ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë temë, opinionisti kosovar më tej tha se Rama po merr kompetenca që nuk i takojnë.

Sipas tij “Tirana zyrtare duhet të distancohet nga ndërhyrjet pasi Shqipëria nuk mund të ndikojë në këte çështje”. “Rama”, tha Mehmeti “po merr kopetenca që nuk i takojnë.

Këto deklarata Mehmeti i bëri në takimin letrar në Prishtinë “Letërsia dhe Qyteti” me gazetaret Beti Njuma dhe Alda Bardhyli.

Edhe pse debat i gjerë ka shpërthyer në trojet shqiptare për ndryshimin e kufijve, Edi Rama vazhdon të qëndrojë i heshtur lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, mediat e huaja raportuan se krahas Aleksander Vuçiçit edhe Rama e ka pranuar idenë e shkëmbimit të territoreve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu