Shkullaku: Nëse Vetëvendosje nuk arrin të marrë Prishtinën, i humb zgjedhjet lokale

Analisti Aramand Shkullaku, thotë se rezultatet e 72 përqind të votave të numëruara pak a shumë, me pak ndryshime të vogla, do të jenë rezultati final në Prishtinë.

Sipas tij kryeqyteti e vendosë emërtimin politik të këtyre zgjedhjeve, që e nxjerrin Vetëvendosjen plotësisht humbëse të zgjedhjeve lokale.

“Prishtina do tia shpëtonte, mendoj unë, politikisht fëtyrën Vetëvendosjes. Me këtë trend unë e shikoj që Prishtina është e vështirë të kthehet, për të mos qenë kështu absolut që ka përfundu, por me këtë trend mendoj që nuk ka surprizë më. Dhe nëse Vetëvendosje nuk ka arritë të marri Prishtinën mendoj që i ka humbë zgjedhjet lokale.” u shpreh Shkollaku në emisionin Rubikon të Klan Kosovës

Ai tutje thotë se nëse ka humbë kryeqytetin dhe nga 50 përqindka shkuar 25 përqind,Vetëvendosje duhet të marrë seriozisht këtë verdikt të qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu