Shkup, nesër do të realizohet takimi mes kryeministrit Zaev dhe “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

Nesër, e martë me fillim prej ora 17:00 do të realizohet takimi ndërmjet kryeministri të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe iniciativës qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, transmeton Portalb.

“Zyrtare, nesër më datë 12.02.2019 me fillim në orën 17.00, aktivistët e iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” do kenë mundësinë që të prezantojnë dhe shprehin pakënaqësinë rreth keq menaxhimit të resorit turistik Kodra e Diellit edhe atë përpara kabinetit qeveritar të Republikës Maqedonisë, nën prezencën e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev. Aktivistët drejtë qeverisë drejtohen me 5 kërkesa, të cilat do të prezantohen ne deklaratën e përbashkët me qeverinë”, njoftuan nga “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Ky takim vjen pasi që kjo iniciativë kërkoi takim me kryeministrin Zaev për të shpalosur problemet me qendrën e skijimit në Tetovë, Kodrën e Diellit të cilat kryesisht kanë ardhur si pasojë e mungesës së investimeve dhe keqmenaxhimit të ndërmarrjes ELEM TURS.

Pararakisht nga Qeveria e Maqedonisë kanë njoftuar se është duke u realizuar analiza për funksionimin e mëtutjeshëm të kësaj qendre turisitike, ku ministri i Ekonomisë, Kushtrim Bekteshi ka bërët të ditur se është duke u shqyrtuar mundësia e funskionimit me partneritet publik-privat

Kodra e Diellit viteve të fundit përballet me probleme të shumta: mungesë investimesh, mungesë e teleferikut me gjashtë ulëse, mungesë e vendeve për parkim, infrastrukturë e parregulluar si dhe grumbullim i mbeturinave, gjendje kjo që shtyu Iniciativën Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” të realizojë protesta. Ata i venduan ultimatum kryeministrit Zoran Zaev dhe e ftuan të vizitojë nga afër këtë qendër skijimi që të njoftohet me problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu