Shkup, shoferi i BMW-së shkel këmbësorin dhe ik nga vendngjarja

Një person që po drejtonte makinën e markës “BMW” ka shkelur një këmbësor në “Aerodrom” të Shkupit dhe menjëherë është larguar nga vendngjarja, rrëfejnë dëshmitarët okularë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Asnom”, rreth orës 8:30.
Akoma nuk ka të dhëna për identitetin dhe moshën e këmbësorit, – transmeton “Tetova1”.
Këmbësori i lënduar është dërguar në spitalin “8 Shtatori”.
Policia po heton rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu