Shkupi i përgjigjet diplomacisë ruse për tanket e dhuruara për Ukrainën

Autoritetet qeveritare në Shkup i janë përgjigjur zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, Marija Zaharova, e cila reagoi pasi që Maqedonia e Veriut i dhuroi tanke Ukrainës.

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate të përbashkët theksuan se Maqedonia e Veriut është shtet sovran që sjellë vendime të pavarura.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran i clili vendimet i merr në mënyrë të pavarur, duke u nisur nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Karta e OKB-së, parimet dhe zotimet e OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe stabilitetit global.

Maqedonia e Veriut që në fillim e dënoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe qëndroi në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, e para se gjithash në mbështetje të paqes, të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në fakt, deri më tani, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nxori disa Vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat i ndihmojmë Ukrainës në mbrojtjen e integritetit të saj territorial, i cili është e rrezikuar nga ndërhyrja ushtarake.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e Аleancës më të fuqishme ushtarako-politike – NATO-s, në mënyrë të vendosur qëndron pas pozicionit dhe vendosmërisë së Aleancës që të jetë garantuese e paqes dhe sigurisë së vendeve të saja-anëtare dhe që t’i mbrojtjë vlerat, lirinë dhe sigurinë e breзave të tanishëm dhe të ardhshëm”, thuhet në reagim.

Zëdhënësja e diplomacisë ruse tha se dhurimi i tankeve për Ukrainën është një gabim i madh i Maqedonisë së Veriut. Ajo paralajmëroi se shtetet që gjoja promovojnë demokraci të mos eskalojnë situatën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu