Disa dhjetëra qytetarë maqedonas kanë probleme të largohen nga Afganistani. Një takim urgjent në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë me qëllim që qytetarët e Maqedonisë Veriore të evakuohen në mënyrë të sigurt nga Kabuli, transmeton InfoShqip.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë mbajti një takim urgjent për të shqyrtuar mundësitë për evakuimin e mundshëm të disa dhjetëra qytetarëve maqedonas që janë në Afganistan.
Situata në Afganistan është përkeqësuar në mënyrë dramatike pas tërheqjes së shumicës së forcave amerikane, të cilat kanë qenë në atë vend që nga pushtimi i vitit 2001.
Talibanët përfituan nga tërheqja e amerikanëve dhe pushtuan më shumë se dy të tretat e territorit të Afganistanit.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë po përpiqet të përcaktojë planet për një evakuim të mundshëm, pasi është vërtetuar se disa dhjetëra qytetarë të Maqedonisë Veriore janë ende në Afganistan./InfoShqip.com









