Shpend Ahmeti: Porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar rreth fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës, njofton Insajderi.

Sipas Ahmetit, fitorja e VV-së në Llap ishte një mesazh i qartë i qytetarëve të këtij vendi.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti theksoi që edhe pse për mandat të shkurtuar, sipas tij, porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar me 51.64% të votave në Podujevë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu