Shpenzimi në Beograd, heshtje në Qeveri

Transparenca e Qeverisë mbetet vetëm premtim deklarativ, por jo edhe realitet. Kjo më së miri dëshmohet në rastin kur kryeministri Dimitar Kovaçevski por edhe zv/kryeministrja Sllavica Gërkovska premtuan se do të japin llogari dhe detajet për 400 mijë eurot e shpenzuara në Beograd në samitin e verës, por edhe dy muaj pas përfundimit të kësaj ngjarje, nga pushteti heshtin.

Alsat dërgoi përsëri pyetje në Qeveri për të kërkuar të gjitha informatat e shpenzimeve në Beograd, por pa përgjigje për pyetjet:

A do të jetë Qeveria transparente dhe a do të na jap informatat të cilat i kërkojmë tashmë dy muaj?:

A vlerëson Qeveria, kryeministri dhe zëvendëskryeministrja se më mirë është të heshtet dhe ti fshehin të dhënat për shpenzimet e 400 mijë eurove në Beograd, para të qytetarëve?

Çka fshihet nga sytë e qytetarëve?

Derisa Qeveria hesht, ja se çka premtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, një muaj më parë në pyetjen e Alsat.

Mund të marrim përgjigje si gazetar, ku janë shopenzuar ata 400 mijë euro dhe saktë se për çfarë janë harxhuar, mund ta marrim raportin, për shkak se ata janë para të qytetarëve, ndërsa ne kur pyesim pyesim nuk pyesim për neve që ti marrim në shtëpi ato raporte, por për ti informuar qytetarët se ku dhe si shpenzohen paratë e tyre.

“Të gjitha faturat prej kur do të procedohen, ata do të jenë pjesë sistemit “Financat e hapura” dhe çdo kush mund ti shohë… Ja unë do të pyes tek trezori dhe do të vini ti shohim”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeminitër.

Pas kësaj përgjigje, kryeministri ende nuk na ka ftuar që ti shohim detajet për shpenzimin e parave të qytetarëve. Dy javë më vonë, të njëjtin premtim e bëri edhe zëvendëskryeministrja, Sllavica Gërkovska.

“Kam dërguar kërkesë deri tek Sekretariati i Përgjithshëm dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm pres që të marr analizë të detajuar. Po lë një afat të arsyeshëm që kjo të ndodhë, nëse nuk ndodh do të ndikojë përsëri që kjo të ndodhë më shpejtë”, tha Sllavica Gërkovska, zv/kryeministre.

Gazetari: Sa është ky afat i arsyeshëm, sepse për dikë mund të jetë një muaj, një vit?

Jo nuk është ai afat i arsyeshëm, por javën e ardhshme do të pyes ku është statusi, në bazë të informacionit që do e marr do të vendos si më tej, u shpreh Sllavica Gërkovska, zv/kryeministre.

Por kanë kaluar më shumë se dy javë dhe zv/kryeministrja Gërkovska ende nuk ka kthyer përgjigje. Në panairin e Verës i cili u mbajt në fillim të muajit shtator në Beograd në suaza të Ballkanit të hapur Qeveria jonë shpenzoi rreth 400 mijë euro. Në këtë panair për katër ditë, qëndruan në Beograd vet kryeministri Kovaçevski dhe një sërë funksionarësh të tjerë të Qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu