Shpërndahet paqësisht protesta, Presidenti Meta: Dhuroni mimozat policëve, mos u jepni alibi puçistëve

Presidenti Ilir Meta ka pasur një lutje për të gjithë qytetarët e mbledhur në shesh. Kreu i shtetit i kërkoi qytetarëve që të mos dhunonin institucionet e shtetit, por t’u dhuronin lule punonjësve të Policisë.

“Kam një lutje për të gjithë ju. Lutja e fundit për ju: mos i jepni alibi puçistëve dhe mos qëlloni asnjë mimozë në drejtim të institucioneve. Mos hidhni asnjë mimozë, mimozat dhurohen. Dhurojani policëve tonë,”-u shpreh Meta.

Manifestimi i thirrur nga Presidenti nuk është shoqëruar me incidente, por ky tubim ka vijuar paqësisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu