Shpërthen aktori kundër Ramës: “Linda zbute demin e tërbuar”

Protestën dhe kauzën e studentëve e kanë mbështetur shumë figura publike në rrjetet sociale, por edhe të pranishëm fizikisht në protestë.

Aktori Alfred Zeneli ka mbështetur protestën e studentëve nga ku i ka bërë thirrje, jo kryeministrit Edi Rama, por gruas së tij Linda Ramës.

“Jam në përkrahje të bijve dhe bijave tona. Jam një kategori e vuajtur. Por u bëj thirrje shqiptarëve: O sot, o kurrë, duhet të shporret ky njeri! Pse? A e dini si ka ardhur deri këtu ky? A e dini si është arsimuar ky, “I Gjati” në thonjëza? Se unë jam i shkurtër, por të paktën mendtë i kam në vend. Ky ka qënë i biri i Kristaq Ramës, i nomeklaturës që ka firmosur vrasjen e Havzi Nelës, në mos gabofsha. Dhe ai ka shkuar në shkollë me përkrahjen e babës së vet. Unë nuk mund t’i them njeri normal. Në këtë të ftohtë kur fëmijët tanë rrinë këtu dhe bytha e tij rri në atë të ngrohtë atje, unë do t’i them këtë: Linda Rama, zbute demin e tërbuar sa nuk e ka tredhur populli shqiptar! – Këtë thirrje bëj unë! Edhe njëhërë ta përsëris: Në je nënë, mos ha mallkimet e këtij populli! Të kam mallkuar unë në fëmijët tuaj. Jo në të parin, por të dytin që ke me këtë plehër!”- ka vazhduar aktori.

Ndër të tjera aktori ka thënë se bashkëshortja e kryeministrit duhet ta tredh Ramën, para se ta tredhë populli shqiptar.

“Plehër është! I sëmurë psiqik! Po ia them dhe këtë: Tridhe para se ta tredhë populli shqiptar!”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu