Mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Opinion”, Arbër Hajdari u është kthyer të gjithëve duke shpërthyer në akuza se nuk po i jepej radha të fliste. “Kam volumin më të madh të punës se ca keni bo të gjithë ju këtu bashkë”,-tha ai, deklaratë kjo që shkaktoi të qeshura në panelin e të ftuarve.
Hajdari nuk e ka frenuar veten, sepse s’po i vinte radha të reklamonte bamirësitë e tij teksa vetëshfrynte se ishte më i vogli i panelit dhe më punëtori nga të gjithë, e megjithatë ia jepnin fjalën më pak se të tjerët.
Ai iu hakërrye edhe imamit të Tiranës Elvis Naçit me fjalët: O Hoxhe! Hera e 27-të që më ndërpret. Kur flet Hoxha e kemi që nuk flasim ne të tjerët”,-tha ndër të tjera Hajdari, teksa Naçi kur i erdhi radha të fliste, tha se e dëgjonte me respekt.
Hajdari: O hoxhe, mos më ndërprit. Së pari që kemi ardhur tek kjo ide, kemi vrarë mendjen shumë dhe gjithë ky panel këtu, duhet të më repektojë se jam më i vogëli dhe më jepet fjala më pak nga të gjithë, edhe pse kam volumin më të madh të punës, çfarë keni bërë ju të gjithë këtu bashkë, punë konkrete jo llafe.
Fevziu: Fjala merret nuk jepet. (Elvis Naçi qesh)
Hajdari: Së dyti ne nuk kemi propozuar një zgjidhje afatshkurtët, por një zgjidhje afatgjatë. Kjo është zgjdhje që po bëhet në vende të zhvilluara.
Fevziu: Po pse është kaq e lirë shtëpia?
Hajdari: Shtëpia është më e lirë sepse e prodhon roboti, e prodhon fabrika, ka garanci 45 vjet. Është hera e 27 që më ndërpret Naçi./opinion










