Shpërthen ish-këshilltari i ngushtë i Ramës: NATO dhe marinsat mund të ndërhyjnë e të rrëzojnë, këtë qeveri të korruptuar

Tashëm nuk është më sekret se një nga miqtë, këshilltarët dhe mbrojtësit më të mëdhenj të Edi Ramës, Spartak Ngjela ka nisur një fushatë të egër kundër kryeministrit dhe klanit të tij. Gati çdo ditë avokati kondravers bën komente, për aktualitetin. Së fundmi ai ka shkruar edhe për deklaratat e fundit të ambasadorit Lu. Ngjela thotë se Amerika ka të drejtë të ndërhyjë në një vend anëtar të NATO-s, edhe me marinsa po të jetë nevoja, për të rrëzuar këtë klasë të korruptuar politike.

“Ngrihuni dhe bjeruni!- iu tha shqiptarëve ambasadori amerikan njëlloj si Fan Noli në vitin 1930. Më hapur nuk bëhet, sepse kjo kuptohet: “bjeruni se na keni ne”!…

Shqipëria është vend anëtar i Natos. Prandaj politika amerikane e ka të drejtë të ruajë stabilitetin shqiptar, sepse ndërkohë ajo është në luftë politike me Rusinë në këtë zonë.

Deri me marinsa ka të drejtë normale Amerika të ndërhyjë për ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri, kundër forcave politike të korruptuara që, për të ruajtur vjedhjen e tyre, kërkojnë destabilizim të Shqipërisë me anë të Rusisë. Kaq naivë janë këta të korruptuar sa venë të rrezikojnë veten deri në një penalitet ekstrem?”, shkruan ish miku dhe këshilltari i ngushtë I Edi Ramës, Spartak Ngjela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu