Forcat kundër ajrore të ushtrisë së Sirisë kanë rrëzuar një avion luftarak dhe një dron të ushtrisë izraelite që fluturonin mbi hapësirën ajrore të Sirisë.
Kanali televiziv Al Akhbarije i Sirisë njoftoi se komanda e ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë të martën ka deklaruar se një avion luftarak i izraelit i cili të martën në mëngjes kishte hy në territorin hapësinor të Sirisë për të sulmuar bazat e ushtrisë së Sirisë në rajonin Kunejtra, është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore e Sirisë.
Ushtria e Sirisë gjithashtu ka njoftuar për rrëzimin edhe të një droni të ushtrisë izraelite në këtë rajon. Në deklaratën e ushtrisë së Sirisë thuhet agresioni ajror i izraelit në rajonin Kunejtra është bërë për të forcuar moralin e terroristëve të cilët po përballen me humbje të njëpasnjëshme.










