Shpërthen zjarr në ndërtesën 50 katëshe Trump Tower

Një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën 50 katëshe Trump Tower në New York të SHBA-ve.

Raportohet se me këtë rast ka vdekur një person. Nga shërbimi i zjarrfikësve kanë thënë për Asociated Press se ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Mësohet se viktima e zjarrit, 67 vjeçari Tod Brasner, i cili ka vdekur në Spital ka qenë tregtar i veprave artistike, i cili banesën në “Kullën Trump” e kishte blerë në vitin 1996.

Presidenti amerikan ka shkruar në Twitter se zjarri është shuar duke falënderuar zjarrfikësit për intervenim të shpejtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu