Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit

Pentagoni ka konfirmuar se jashtë aeroportit të Kabulit ka ndodhur një shpërtim. Ende nuk dihet nëse ka viktima. Shpërthimi ka ndodhur në hyrjen e portës Abbey, ku trupat britanike janë vendosur në ditët e fundit. Ishte një nga tre portat që ishin mbyllur pas paralajmërimeve për një kërcënim terrorist.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz vetëvrasës.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Biden është informuar për zhvillimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu